Lajme

Komisari i policisë së Tiranës vdes në krye të detyrës

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 22 July 2022

Arresti kardiak i mori jetën një funksionari të lartë policie në Tiranë.

Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u nda nga jeta në mënyrë tragjike këtë të premte teksa ishte në krye të detyrës.

Policia e Shtetit në një reagim në ‘Facebook’ shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta para kohë të Komisar Edi Veli.

-Advertisement-

Njoftimi:

Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar.

Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

U prehsh në paqe Edi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera