Sport

Kombëtarja U21 i fillon përgatitjet për ndeshjet e qershorit më 27 maj

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 24 May 2019

Kombëtarja e Kosovës U21 do t’i fillojë përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2021 kundër Andorës dhe Turqisë më 27 maj në Prishtinë.

Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e Flamurtarit.

Të rikujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin 3, ku krahas dy kundërshtarëve të ndeshjeve të qershorit janë të përfshira edhe Anglia, Austria dhe Shqipëria.

-Advertisement-

Ndeshjen e parë djelmoshat e drejtuar nga Rafet Prekazi do ta zhvillojnë si mysafirë kundër Andorës, më 6 qershor, derisa më 11 qershor do të jenë mikpritës të Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ciklin e saj të parë kualifikues Kosova U21 pati paraqitje mbresëlënëse në një grup tejet të vështirë ku ishin Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi, të hënën, në orën 15:00, do të mbajë konferencë për media në selinë e FFK-së, ku do ta shpallë edhe listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Agjenda e Kombëtares U21

27 maj, ora 17:00

28 maj, ora 17:00

29 maj, ora 17:00

30 maj, ora 17:00

1 qershor, ora 17:00

2 qershor, ora 10:30 dhe 17:00

3 qershor, ora 17:00

6 qershor, ndeshja Andorë U21 – Kosovë U21

8 qershor, ora 17:00

9 qershor, ora 17:00

10 qershor, ora 17:30 (stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

11 qershor, ndeshja Kosovë U21 – Turqi U21, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera