Komandantët ukrainas që u kapën nga Rusia zotohen të kthehen në fushën e betejës
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 09 July 2023
Komandantët ukrainas që u kapën nga Rusia pasi drejtuan mbrojtjen e Mariupolit nga uzina e çelikut Azovstal janë zotuar të kthehen në fushën e betejës.
Komandantët njoftuan synimet e tyre në një konferencë shtypi të mbajtur menjëherë pas mbërritjes në Lviv, Ukrainë, me presidentin Volodymyr Zelensky të shtunën.
Ata kishin qenë më parë në Turqi si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.
Pas një rrethimi të gjatë, qyteti port ukrainas i Mariupolit ka rënë nën kontrollin e plotë rus në vitin 2022 me dorëzimin e Azovstal, fortifikatës së fundit mbrojtëse të qytetit të Ukrainës. Ushtria ruse ka pretenduar se mbi 2000 pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë dorëzuar atje.
Në një konferencë për shtyp, disa nga luftëtarët folën për përvojat e tyre në Turqi dhe ndanë pritshmëritë e tyre për të ardhmen.
Komandanti i regjimentit Azov, Denys Prokopenko tha se gjëja më e rëndësishme për sot është se ushtria ukrainase ka kapur iniciativën strategjike në vijën e frontit dhe po ecën përpara çdo ditë.
Prokopenko tha se kthimi në vijën e parë ishte arsyeja pse ai dhe të tjerët ishin kthyer në Ukrainë.
Pamjet treguan turma të mëdha që u mblodhën në Lviv për të përshëndetur udhëheqësit.
Zëvendës komandanti i Azov, Svyatoslav Palamar përshkroi përvojën e tij në Turqi, duke përdorur një poezi të shkrimtares së famshme ukrainase, Lesya Ukrainka.
“Ne jemi paraplegjikë me sy që shkëlqejnë, me një shpirt të fortë dhe një vullnet të dobët. Krahët e shqiponjës po rriten pas shpine, por ne ishim të prangosur në tokën turke”, tha ai, duke shtuar se Zelensky dhe ekipi i tij gjetën çelësin “për të hequr prangat e tyre.”
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Ne jemi ushtarë. Ne u betuam”, shtoi Palamar.
Zelensky falënderoi ekipin e tij dhe në veçanti Presidentin Erdogan për ndihmën për të sjellë udhëheqësit e Azovstal në shtëpi, shkruan CNN, përcjell KosovaPress
Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu emërimin e Oleksandr Pivnenko si komandant të ri të Gardës Kombëtare.
Zelensky e përshkroi atë si “një ushtar të fuqishëm…dhe oficer luftarak që u dallua në betejat kundër pushtuesve rusë, në veçanti, në betejat për Bakhmut” në fjalimin e tij drejtuar Gardës Kombëtare të Ukrainës më vonë të shtunën.
Të tjera
-
Kryetarja e Komisionit Evropian më 19 shtator takon liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar për këtë të ...
-
Rama ka një njoftim për të gjithë investitorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka një njoftim për të gjithë investitorë...
-
Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgje...
-
BE analizon agjendën e reformave të vendeve të Ballkanit para pagesave të para, mbi 800 milionë euro në pyetje për Kosovën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhu...
-
Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, ...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës, unë nuk jam shqiptar”, deklarata kontroverse e hoxhës nga Sanxhaku ishte bërë para gjashtë vitesh
Mevludin Dudiq, një hoxhe nga Sanxhaku, iu janë kthyer në vëmendje disa dekla...
-
Gjuajti me aŕmë derisa ishte në aheng, arrestohet krushiani
Një person është arrestuar në Krushë të Vogël të Prizrenit dje më 14 shtator,...
-
PDK-ja i reagon Brestovcit për mbeturinat: Kanë qëllim falimentimin e ndërmarrjes publike
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retokoceri ka...
-
Vulini thotë se Serbisë nuk i duhet BE-ja nëse i pret njohja e Kosovës
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia është në ...
-
Ministri serb: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq, tha se pak...
-
Bajqinovci: LDK po përpiqet të distancohet nga Përparim Rama
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar udhëheqjes së komunës së Pri...
-
Për tetë muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Nga janari deri në gusht të këtij viti, Shqipëria është vizituar nga rreth 8....