Lajme

Kollçaku: LDK-ja, ngatërron zgjedhjet parlamentare me ato presidenciale

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 16 January 2020

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku përmes një shkrimi të publikuar në faqen Facebook, ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas ofertës që këta të fundit i bën VV-së.

Ajo ka thënë see propozimi i tyre për ndarjen e posteve që nga fillimi ka qenë i balancuar, por që tani LDK-ja po ngatërron zgjedhjet parlamentare me zgjedhjen e presidentit.

Ky është postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Ajo që është e dhimbshme tani, është fakti se propozimi nga ana jonë për ndarjen e posteve që nga fillimi i negociatave ishte plotësisht i balancuar, përfshi edhe një figurë, siç po e quajnë përfaqësuese. Pra, respektim i konstituimit të institucioneve që burojnë nga zgjedhjet dhe vullneti qytetar, Kuvendi dhe Qeveria.Por, JO! Refuzim.

Kërkesa për President konsensual, kur vjen koha, ishte e papranueshme për palën tjetër!

Pra, as nga VETËVENDOSJE e as nga LDK-ja, por një qytetar me përkrahje të gjerë.

Nuk është pritur nga një parti që e quan veten instistucionaliste, të ngatërrojë zgjedhjet Parlamentare me zgjedhjen e Presidentit, meqenëse dallojnë në thelb dhe nuk është koha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera