Sport

Koke “dorëzohet” para Barçës dhe Messit, tregon fituesin e Champions-it

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 01 May 2019

Koke është një nga shtyllat kryesore tek Atletico Madrid, por nuk ka hezituar të flasë me emra, përtej skuadrës së tij, në një intervistë për mediat spanjolle. Ai ka dhënë mendimin e vet edhe për Messin, Real Madridin etj.

Bilanci i sezonit – “Pritshmëritë ishin të mëdha, por ne duhet të shohim realitetin. Për mua, ekipi ka qenë i mirë. Ky është një sezon i madh, në të cilin kemi humbur ndeshje të rëndësishme, kemi lënë pikë rrugës. Padyshim, nuk harrohet zhgënjimi në Champions me Juventusin. Në përgjithësi, është një sezon i mirë, sepse jemi përsëri të dytët në La Liga, përpara Real Madridit”.

Griezmann – “Ai ka një kontratë dhe në parim do të qëndrojë. Eshtë i lumtur këtu, po i bën gjërat mirë. Veç nëse ndodh diçka e çuditshme, ose jashtë mundësive tona, mund të largohet. Përndryshe, ai do të qëndrojë”.

-Advertisement-

Stili i lojës – “Ne kemi pasur të njëjtin stil për shtatë vite, që na kanë bërë të triumfojmë. Kur u përpoqëm të ndryshonim, ishte më keq për ne. Prandaj, pse duhet të ndryshojmë?”

Barcelona – “Për mua, futboll të mirë luan vetëm Barcelona, është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve. Nëse Messi është kaq i mirë, nuk mbetet shumë për të bërë kundërshtarët (qesh)”.

Messi – “Në futbollin aktual nuk ka asnjë si Messi. Dhe nuk do të ketë për shumë vite”.

Real Madridi – “Nuk luan si Barcelona, por ka fituar tre Champions rresht”.

Simeone – “Historia e Atletico Madridit ka ndryshuar me të trajner. Ai na ka bërë të ndihemi njerëz të rëndësishëm dhe lojtarë të mirë, me një mentalitet fituesi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera