Kuzhina

Kofshë pule në salcë soje dhe susam: Pikante, të shijshme dhe të buta!

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 25 March 2018

Përbërësit:

– 1 lugë erëza të thata,
– 2 lugë miell misri,
– 2 lugë miell të bardhë të butë,
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar,
– ½ lugë e vogël hudhër pluhur,
– 1 lugë e vogël fletë majdanozi të thara,
– ½ lugë e vogël piper,
– ½ lugë e vogël shafran,
– vaj,
– 75 ml salcë soje,
– 2 lugë susam,
– 2 thelpinj hudhre,
– 50 ml ujë.
Përgatitja:

Miellin e misrit dhe miellin e bardhë, erëzat e thata, specin e kuq, hudhrën pluhur, majdanozin, shafranin dhe piperin – që të gjitha përzieni.

-Advertisement-

Kofshët ndani dhe pritni pak. Rrotullojeni në përzierjen e përgatitur çdo copë veç e veç.

Në një tenxhere të vogël qitni ujë. Përdorim tenxheren pak më të thellë dhe qesim më shumë vaj në mënyrë që të piqet pothuajse sikur në fritezë.

I pjekim në zjarr mesatar duke i rrotulluar midis 15 dhe15 minutave.

Në tigan qesin 3 lugë vaj, shtojnë hudhrën e shtypur. Një minutë i fërgojmë dhe i shtojmë susamin dhe bashkë i përziejmë një minutë pastaj i qesin salcën e sojës dhe ujë. I lëmë të vlojnë dhe pastaj i radhisin në tigan kofshët të gjitha në një radhë.

I mbulojmë me kapak në zjarr të dobët që të gjitha së bashku pak të vlojnë. I heqim kapakun dhe rrotullojmë kofshët, sërish i mbulojnë dhe i ndërpresim zjarrin.

I lëmë edhe pak të gjitha në atë tigan që shijet të bashkohen dhe shërbehen të ngrohta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera