KMDLNj: Vazhdon heshtja mortore e institucioneve të Kosovës për propozimin franko-gjerman

Autori: Gazeta inFokus
08:43 | 31 October 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media ka thënë se po vazhdon siç u shprehën ata heshtja mortore e institucioneve të Kosovës për propozimin franko-gjerman.
Në komunikatën e këtij këshilli thuhet se vetëm edhe presidenti amerikan, Joe Biden mbeti pa i kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyejë këtë afat.
“Kohë më parë, kryeministri Kurti, presidentja Osmani, ministri Sfeqla dhe z.kryeministri Bislimi dekaruan se nga data 1 nëntor 2022 nuk do të ketë targa ilegale duke refuzuar kërkesën e SHBA – ve dhe të BE – së për shtyerje 10 muajshe të afatit për konvertim të tabelave ilegale. Vetëm edhe presidenti Bajden mbeti pa i kërkuar kryeministrit Kurti që të shtyejë këtë afat. Ambasaforët e KUINT – it kërkuan disa herë që afati të prolongohet për 10 muaj por se nuk u morën parasysh fare. Krerët e institucioneve thirreshin në ligjet në fuqi duke deklaruar se çdo lëshim pe paraqet shkelje të Kushtetutës”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës ka demonstruar papërgjegjësi të skajshme duke mos u treguar aspak transparente.
“Qeveria e Kosovës ka demonstruar papërgjegjësi të skajshme duke mos u treguar aspak transparente, as për bisedime e as për marrëveshjen e propozuar kurse opozita është treguar e pavullnetshme dhe e pavendosur që me metoda parlamentare ta detyrojë kryeministrin Kurti të informojë qytetarët për bisedimet me Serbinë dhe Marrëveshjen e propozuar. Në këtë rast, në mungesë të gatishmërisë së qeverisë së Kosovës të jetë transparenta, opozita duhet të bëhet zëri i qytetarëve e që nuk është. Opozita ka sjellje oportuniste e që është e palejueshme në kohën kur Kosova po kalon përmes proceseve vendimtare e që pastaj nuk do të mund të riparohen”.
Në kohën kur qeveria po vdesë nga frika e vendimmarrjes dhe kur opozita po e luan për mrekulli rolin e strucit, qytetarët po informohen nga burime të pasigurta dhe, në emër të Kosovës po flasin politikanë dhe analistë ndërkombëtarē, me afat të skaduar të cilët duan të faktorizohen përmes riinkarnimit politikë, në dëm të Kisovës. Si mund të jetë një propozim i mirë për Kosovën e për të cilin qytetarët e Kosovës nuk kanë as njohuri elementare, për shkak të territ informativ të qeverisë së Kosovës?! Nuk mund ta përfaqësojë interesin e Kosovës Viola von Kramon, që, me metoda gebelsiane përpiqet të na bindë ta pranojmë një marrëveshje, si të mirë, pa pasur fare qasje në atë dokument dhe në të njëjtën kohë të kërcënojë se propozimi i radhës do të jetë më i keq”, thuhet në komunikatë.
KMDLNj thotë se për çështje madhore për vendin nuk mund të merren vendime pa opoziten dhe pa qytetarë.
“Përveç si shantazh i ndyrë. KMDLNj mendon se për çështje madhore për vendin nuk mund të merren vendime pa opoziten dhe pa qyterarë. Nëse përmbajtja e tekstit të Marrëveshjes për normalizim është ai që po qarkullon në disa media, nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën dhe se Asociacioni nuk do të jetë pjesë e pakos së Marrëveshjes dhe është pikëpyetje pranimi nga 5 shtetet mosnjohëse. Për këtë arsye qeveria e Kosovës duhet t’i drejtohet opinionit me informata të sakta, duke mos e mjegulluar edhe më shumë këtë gjendje. E drejta për Informim është e drejtë elementare e njeriut dhe, si e tillë është e patjetërsueshme dhe qytetarët nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë , sikur deri më tani”, thuhet tutje në komunikatë.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...