KMDLNj: Shtrenjtimi i rrymës mund të shkaktojë trazira sociale në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 12 January 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut theksoi sot se shtrenjtimi i rrymës mund të hapë rrugë për destabilizim social në Kosovë.
KMDLNj thekson se KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE–së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 %.
” Rritja e faturave për rrymën e shpenzuar shkakton një rritje zinxhirore të gjithë artikujve tjerë si dhe thuaja të gjitha shërbimeve që e vështirëson deri në rrezikim të mbijetesës gjendjen e kategorive të rrezikuara ku pensionistët të të gjitha kategorive përbëjnë grupin më të cenueshëm, shkaku i moshës , gjendjes shëndetësore si dhe pensioneve që edhe me rritjen e fundit nuk e kalojnë cakun e një intervenimi social e jo një pension që i përmbushë nevojat elementare dhe që e respekton kontributin e kësaj kategorie të shoqërisë kosovare gjatë jetës dhe punës së tyre”, thuhet në reagim.
Lexoni të plotë reagimin e Këshillit:
KEDS –i është shumë insistues ndaj ZRRE –së që të miratoi kërkesën për rritje të faturave për energji elektrike në shumën 30 -40 % , si hap i parë drejt rritjes së radhës së çmimit të rrymës e që jetën e shumicës së qytetarëve të Kosovës do ta bëjë të pamundur shkaku se edhe me çmimet e tashme kanë shumë probleme t’i shlyejnë faturat.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit mori një vendim që mos të ketë pension nën 100 euro e që, fare pak ndikon në përmirësimin e jetës së pensionistëve aq më parë që kjo rritje, varësisht nga kategoria përfituese , rritja është 11-25 % që nuk mund t’i mbulojë as faturat e rrymës me rritje të paralajmëruar prej 30 – 40 % , për fillim.
Rritja e faturave për rrymën e shpenzuar shkakton një rritje zinxhirore të gjithë artikujve tjerë si dhe thuaja të gjitha shërbimeve që e vështirëson deri në rrezikim të mbijetesës gjendjen e kategorive të rrezikuara ku pensionistët të të gjitha kategorive përbëjnë grupin më të cenueshëm, shkaku i moshës , gjendjes shëndetësore si dhe pensioneve që edhe me rritjen e fundit nuk e kalojnë cakun e një intervenimi social e jo një pension që i përmbushë nevojat elementare dhe që e respekton kontributin e kësaj kategorie të shoqërisë kosovare gjatë jetës dhe punës së tyre.
Nëse Qeveria e Kosovës nuk ka një plan konkret për subvencionim të kategorisë së margjinalizuar atëherë, duke socializuar humbjet e KEDS –it dhe duke ua trashur lëngun ZRRE –së, këtë kategori do ta dërgojë drejt afrikanizimit social dhe ekonomik , duke kontribuar në rrënimin e shëndetit dhe rrezikimit të jetës e që është në kundërshtim të plotë me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përkatësisht ua mohon të drejtat sociale dhe ekonomike të cilat ua garantojnë Kushtetuta e Kosovës, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe konventat për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike.
Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike i krijon të gjitha parakushtet për shprehje të pakënaqësisë qytetare në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe jo prapakthim siç do të ndodhë nëse Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pensionet por edhe pagat në përputhje me inflacionin dhe rritje të çmimeve të shportës së shpenzimeve për një familje.
Nëse nuk kemi rritje të pagave përmes Ligjit për Paga sikur edhe rritje të pensioneve që siguron një jetë minimale të dinjitetshme atëherë do të krijohen rrethanat për një pakënaqësi të përmasave të gjëra që do të përkrahej nga të gjithë pavarësisht përkatësisë etnike, moshës, gjinisë, bindjeve fetare dhe atyre politike.
KMDLNj përkujton Qeverinë e Kosovës që po sillet si të gjitha qeveritë paraprake sa i përket trajtimit të pensionistëve kontribut pagues e që janë larguar dhunshëm nga puna nga regjimi i Serbisë, duke mos ua pranuar stazhin e punës në kohën kur ishin larguar dhunshëm nga vendet e punës.
E kemi një situatë paradoksale kur një i punësuar , tash pensionist , me përgatitje të lartë universitare shkaku se nëse edhe për një javë apo edhe një ditë nuk e ka përmbushur kushtin për stazhin e imponuar trajtohet si dikush që kurrë nuk ka punuar në jetën e vet duke përfituar pensionin në bazë të moshës!
Kjo nuk ndodhë në asnjë vend të botës dhe ky është diskriminimi më i madh që iu bëhet pensionistëve kontribut pagues, të larguar dhunshëm nga puna për shkaqe politike dhe etnike. Kjo paraqet shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe diskriminim kapital që duhet të ndërpritet menjëherë përmes miratimit të Ligjit përkatës.
KMDLNj një kohë të gjatë është angazhuar që ky Ligj të miratohet sa më parë përmes reagimeve publike, bashkëveprimeve me sindikatat përkatëse si dhe gjatë takimeve me ministrat përkatës.
KMDLNj –ë thërret Qeverinë e Kosovë-s që urgjentisht ta rishqyrtojë mundësinë për rritje të dinjitetshme të pensioneve të kategorive sociale , pensionistëve në bazë të moshës si dhe pensioneve tjera, të rrisë rrogat e sektorit publik sikur që të krijojë rrethana lehtësuese për bizneset të cilat shkaku i masave kufizuese dhe uljes së kapacitetit blerës , ose kanë falimentuar ose janë në prag të falimentimit.
Në këtë mënyrë do të kontribuonin që edhe në sektorin privat të ketë rritje të pagave.
Qeveria e Kosovës duhet të krijojë kushte që ata që janë përfitues të skemës sociale , përmes krijimit të vendeve të reja të punës të shndërrohen në kontribuues të Buxhetit të Kosovës.
Gjendja e rënduar ekonomike është pengesa më e madhe për thithjen e investimeve nga jashtë kurse Buxheti i Kosovës nuk garanton zhvillim përveçse bënë përpjekje të sigurojë një paqe sociale.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas koh...
-
Lekaj: Kurti i ka ofruar Limajt një ministri e zëvendësministra, por jo Kryeparlamentarin
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albi...
-
Raportohet për zjarr*vënie të qëllimshme në një kuti postare në një ndërtesë në Prishtinë
Raportohet se qytetarët kanë njoftuar dhe publikuar një video per nje zjarrve...
-
Osmani: Nuk e humbim kurrë shpresën për anëtarësim në BE
Për median finlandeze “Yle”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se e...
-
Komuna e Prishtinës: Ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ekskursionet dhe mbrëmjet e m...
-
Osmani: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është realitet i pakthyeshëm
Gjatë një vizite zyrtare në Finlandë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vj...
-
Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset
Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë sfida të mëdha për bizn...
-
Kurti: Papa, shembull i përulësisë dhe humanizmit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përcolli mesazhin...
-
Ibrahimi: Komunat investuan 240 milionë euro – operuan shumë më mirë se qeveria
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ...
-
“Humbja e provave të Astrit Dehahrit, ka ndodhur kur Albulena ka qenë në krye të ministrisë”- Blerta Deliu e kritikon fuqishëm Albulena Haxhiun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar fuqish...
-
47-vjeçari nga Shtimja e gjen një portofol në rrugë, bashkë me policinë ia dorëzojnë pronares
Një 47-vjeçar nga Shtimja, Xh. Rexhaj, ka dorëzuar në stacionin policor në Sh...
-
Bllokada në Kuvend rrezikon funksionimin e shtetit dhe humbjen e fondeve nga BE-ja
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit ...