KMDLNj kërkon që të trajtohen krimet serbe nga viti 1996
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 30 September 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka thënë se ka qenë pjesë e të gjitha Grupeve Punuese për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, përfshirë edhe këtë të fundit që mori dritën jeshile nga Komisioni për Legjislacion në fillimin e kësaj jave.
“Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë duhet të bëhet, nëse për asgjë tjetër, atëherë të sigurojë ruajtjen e kujtesës historike për periudhën kohore që e trajton”, thuhet në reagimin e këtij Këshilli.
Sipas tyre në planin përmbajtësor edhe Institutet paraprake nuk dallonin nga ky i fundit përveç që tash është me Ligj të veçantë dhe se është në Zyrën e Kryeministrit.
“KMDLNj në të gjitha Grupet Punuese ka kundërshtuar periudhën kohore të trajtimit të rasteve të këtij Instituti dhe jo vetëm në këtë rast, përkatësisht koha nga 1 janari 1998 deri me 31 dhjetor 2000 për faktin se nuk paraqet pasqyrë reale të krimeve të luftës në Kosovë duke bërë përpjekje që krimet ordinere, pas përfundimit të luftës të trajtohen si krime lufte apo krime kundër njerëzimit. Për këtë nuk kemi fare mëdyshje dhe kjo është bërë kryesisht për motive dhe qëllime politike. KMDLNj pati propozuar që, nëse këmbëngulet në zgjatjen e afatit të trajtimit të rasteve deri me 31 dhjetor 2000 , atëherë të trajtohen edhe rastet e krimeve në një afat kohor të njëjtë para vitit 1998, duke filluar nga viti 1996”, thuhet tutje në reagim.
Sipas KMDLNJ-së asnjë qeveri deri tash nuk ka qenë e vullnetshme që të trajtohet vetëm periudha 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, por se ka qenë imponim ndërkombëtar që është konsideruar i pakundërshtueshëm.
KMDLNj nuk sheh si zgjidhje të mirë që ky Institut të jetë si Agjencia e Zyrës së Kryeministrit, por sipas tyre është dashur të jetë një institucion krejtësisht shkencor, i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi politik.
Në këtë reagim thuhet se KMDLNj, është njëra ndër organizatat e rralla që ka ruajtur materialin që ka vlerë të pakundërshtueshme arkivore dhe faktografike, pa të cilin do të ishte e vështirë që në mënyrë objektive të pasqyrohet periudha e shkeljeve të drejtave dhe lirive të njeriut e që përbëjnë kapitullin e krimeve të luftës.
Të tjera
-
Shkoi në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazh, ndërron jetë në Qabe haxhiu nga Podujeva
Kishte shkuar në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite për të marrë p...
-
Osmani udhëton drejt Shkupit, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup, M...
-
Qeveria i përgjigjet ambasadorit amerikan në Serbi: Njohja e ndërsjellë është synim i yni në dialogun e Brukselit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill të martën deklaroi se Serbisë ...
-
“Arrestimi i shtetasve të Kosovës në Serbi”, Haxhiu: Ndërkombëtarët të bëjnë presion të ndalen veprimet e tilla
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetarëve të K...
-
Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vra *jen e të bijës
Gruaja 32-vjeçare e akuzuar për vrasjen e vajzës së saj tetëvjeçare është shp...
-
Kica- Xhelili dhe Ramadani përplasen në konferencën e NDI, deputetja e LDK-së ia përmend Dejona Mihalin
Po mbahet konferenca “Information Integrity & AI: Impact in a Global Elec...
-
Haxhiu: Kodin Civil nuk e dërgojmë në Kuvend derisa s’i kemi votat
Kodi Civil ishte njëra nga temat që u trajtua nga ministrja e Drejtësisë Albu...
-
BIK njofton kur do të falet Kurban Bajrami
Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të dielën me 16 qershor 2024...
-
Kosova i vendos sanksione Republikës Islamike të Iranit
Qeveria e Kosovës të enjten ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës I...
-
Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria
Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për...
-
BE: Serbia nuk mund të bëhet anëtare pa normalizimin e raporteve me Kosovën
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalizimin e rapor...
-
Istogu hap qendrën e qëndrimit ditor për të moshuarit
Komuna e Istogut ka bërë hapjen e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të moshuarit...