Lajme

KMDLNJ kërkon hetime për dhomën e përgjimeve

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 28 May 2020

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi për dhomën e përgjimeve në PTK, ka kërkuar nga prokuroria që të nisë menjëherë hetimet.

Thaçi ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, zëvendës kryeministri në detyrë Haki Abazi dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sfeqla, kanë hyrë në Dhomën e Përgjimeve gjatë tre ditëve pasi, paraprakisht i kanë shkyçur kamerat.

Në ndërkohë këto deklarime janë mohuar nga të përmendurit ndaj të cilëve është ngritur dyshimi publik se pa autorizim të Prokurorit të Shtetit kanë hyrë në një vend të ndaluar, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht privatësinë e qytetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

Për të hequr dyshimet e pretenduara apo për të vërtetuar këto dyshime, KMDLNj fton Prokurorin e Shtetit të bëjë hetime për faktin se kemi të bëjmë me dyshime të ngritura e që janë shumë serioze duke krijuar pakënaqësi dhe shqetësim te qytetarët për sigurinë dhe privatësinë e tyre.

Në rastin konkret nuk mund të jenë dy të vërteta dhe nëse Prokuroria e Shtetit e kalon në heshtje këtë çështje do të bartë përgjegjësi për legalizim të shpifjes ose për rrezikim të privatësisë për qytetarët e Kosovës të drejtat e të cilëve po shkelen rëndë në rastin konkret, thuhet në komunikatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera