KMDLNj: Dhomat e specializuara vazhdojnë t’i shkelin të drejtat e njeriut

Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 08 November 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar duke akuzuar Dhomat e Specializuara në Hagë se po shkelin të drejtat e njeriut.
Ata kanë përmendur një varg kritikash ndaj Gjykatës Speciale, që sipas tyre përbëjnë shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në reagimin e tyre thuhet se në gjykimn e ish-krerëve të UÇK-së ka shkelje flagrante të përdorimit të gjuhës zyrtare.
“Ndaj tyre kemi të bëjmë me shkelje flagrante të përdorimit të gjuhës zyrtare në Kosovë e që është edhe gjuha amtare e të akuzuarve – gjuha shqipe për faktin se edhe konfirmimi i aktakuzës ishte përkthyer vetëm pjesërisht në gjuhën shqipe që e vështirëson pregatitjen e mbrojtjes. Ndaj tyre kishte shkelje të drejtave të njeriut edhe gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore si dhe mospajisja me kohë me viza afatgjata e në një rast një familjari i ishte refuzuar viza hyrëse duke e bërë të pamundur viziten familjare . KMDLNj –ë nuk e komenton fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve për faktin se kjo vërtetohet apo mohohet me një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente”.
“KMDLNj përcjellë me shumë kujdes respektimin apo shkeljen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria , tash të paraburgosur në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë , si conditio sine qua non – kusht i domosdoshëm për një proces gjyqësor të drejtë , të paanshëm dhe të pandikuar politikisht e që në rastin konkret lë shumë për të dëshiruar , që nga çasti i arrestimit e deri më tani ! Shkelja e parë , ende pa filluar mirë procesi ishte bërë kur para një një arrestimi të ngutshëm ishin bërë publik vetëm emrat e të arrestuarve me një arsyetim se ndonëse ishte e kundërligjshme , ishin të detyruar ta bëjnë publik këtë listë të ngushtë sepse të arrestuari paskan bërë përpjekje të vazhdueshme për pengimin e punës së Gjykatës Speciale dhe paskan bërë, gjithashtu përpjeke për zhbërjen e saj “, thuhet në reagim.
KMDLNj tha se ky ishte rasti i parë që ishte vepruar në këtë mënyrë e që më parë nuk e kishte bërë asnjë Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte e që ishte paragjykim i orkestruar me qëllim të prezumimit të pafajësisë.
“Bastisjet dhe sjellja gjatë bastisjeve ishte në kundërshtim me të drejtat e njeriut sidomos në rastin e Jakup Krasniqit dhe veteranëve të OVL-së së UÇK-së. Versioni i shkurtër i konfirmimit të aktakuzës ishte dorëzuar kryesisht në gjuhën angleze që është gjuhë e punës së GJS -e por jo edhe gjuhë zyrtare në Kosovë. Neglizhenca për përkthim të tërësishëm të materialeve e vë në pozitë të pabarabartë të akuzuarin duke ia dobësuar cilësinë e mbrojtjes. Deri më tani , përveç premtimeve se po punohet në përkthim të materialeve, nuk ka asnjë përparim që siguron se kjo do të përmbushet ashtu si e parasheh Ligji për Përdorim të Gjuhëve Zyrtare në Kosovë”.
“Në njërën nga seancat e para dëgjimore , Zyra e Prokurorit të Specializuar vëri nën presion të akuzuarit dhe mbrojtësit duke deklaruar se gjykimi duhet të fillojë në shtator të vitit 2021 në ndërkohë që po kjo Zyre , në mungesë të provave vazhdidmisht kërkon shtyerje të afateve për dorëzimin e dosjeve paraprake të Prokurorisë duke premtuar se këtë do ta bëjë deri më 17 dhjetor 2021 duke e penguar mbrojtjen ( për shkak të mungesës së dosjes paraprake ) , ta përgatisë mbrojtjen efektive. Luajtja me afate e ZPS –ar për dorëzimin e dosjes paraprake e ka zgjatur kohën e paraburgimit përtej afateve të arsyeshme. Deklaratat publike të prokurorit të ZPS –ar se një apo më shumë i akuzuar mund të dënohen me burgim të përjetshëm është ndërhyrje dhe presion në punën e GJS –e për faktin se e prezumon pafajësinë. Sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjeve më të favorshme për të akuzuarit në kohën kur dyshohen se kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit , dënimi maksimal që mund të shqiptohet është 20 vjet “, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ftuan organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ta bëjnë monitorimin efektiv të proceseve gjyqësore para Gjykatës Speciale në Hagë në mënyrë që siç thuhet në reagimin e tyre, të ndërpritet me shkeljen evidente të të drejtave të njeriut të personave të paraburgosur.

Të tjera
-
Kos: Ka ardhur koha për të filluar heqjen graduale të sanksioneve ndaj Kosovës
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se normali...
-
Pas shtrenjtimit, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera
Biznese të shumta në vend kanë nisur shtrenjtimin e produkteve të tyre, përfs...
-
“45 minuta fjalim, asnjë fjalë për rrymën”, Muharremi kritika Kurtit se po injoron realitetin e rëndë
Njohësi i politikave publike, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër fjalimin...
-
Analistët: Mungesa e institucioneve vështirëson rrugën për BE
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës vlerësohet se po e vështirëson rrugën e ...
-
Nesër përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit, pritet skenari i njëjtë
Nesër do të bëhet përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. N...
-
IPK-ja arreston dhe suspendon një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për dh*në në familje
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Het...
-
Trump bën thirrje për 20,000 oficerë të rinj për të ndihmuar për deportimet
Donald Trump e ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare të shtojë të p...
-
Dodik thotë se do të kërkojë nga Rusia “mbështetje për sigurinë”
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kër...
-
AGK i reagon Kurtit: Për keqardhje deklaratat e tij, përpjekje për ndikim qeveritar në punën e mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i ka cilësuar ‘‘për keqardhje’’ deklarat...
-
Avokati Cadman: Nasim Haradinaj s’e paditi Specialen si shtetas suedez
Toby Cadman, avokati i Nasim Haradinajt, ka folur për ankesën që kanë bërë pë...
-
Vendimi i ZRRE-së, Dhoma e Tregtisë kërkon pezullimin urgjent të liberalizimit të tregut të energjisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cila është përfaqësuese e mbi 700 bizneseve...
-
Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin që ia shpërtheu veturën UD. drejtorit të QKUK-së
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokuro...