KMDLNj: Autobusi i Kosovës u sulmua në Serbi, ku janë reagimet
Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 08 January 2023
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas sulmit me gurë të një autobusi me udhëtarë nga Kosova afër Beogradit.
Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me pengesa dhe rreziqe, thuhet në këtë reagim, ndërkaq kritikojnë institucionet për veprime simbolike.
Po ashtu, KMDLNj ka përmendur edhe linçimin publik ndaj ushtarit të FSK-së, i cili të premten ka plagosur dy të rinj serbë.
Këshilli kërkon që të pritet përfundimi i hetimeve dhe të mos zbatohen standarde të dyfishta për trajtimin e këtij rasti.
KMDLNj konsideron se në këtë rast po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë.
Reagimi i plotë:
Autobusi i kompanisë Fadili Tours, nga persona të panjohur u gjuajt me gurë afër Beogradit, në rrugë për në Gjermani, me udhëtarë nga Kosova. Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vjedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta.
Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK-ë të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar. Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusve ishin të shpeshta andaj KMDLNj-ë disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë.
Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës 21 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së, A.K., 33 vjeçar. Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës, nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqëtosë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut. U nxorën cilësime se FSK është e njëjtë me ushtrinë kriminale të Millosheviqit, se duhet të turpërohemi se jemi shqiptarë, se Kosova u dëmtua rëndë në skenën ndërkombëtare dhe pallavra tjera, krejtësisht të pambështetura në fakte dhe në kundërshtim me normat elementare morale.
Në reagim , KMDLNj-ë ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet rasti, të mos zbatohen standarde të dyfishta gjatë reagimeve dhe të mos ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij rasti. Ashpërsia, brutaliteti, anshmëria dhe shantazhimi përmes reagimeve publike të papërgjegjshme e ka vënë në pozitë diskriminuese të arrestuarin A.K., i cili duket të jetë shpallur fajtor ende pa filluar gjykimi që nuk garanton një proces të drejtë, të pandikuar dhe të paanshëm gjyqësor e që garantohet edhe me Kushtetuten e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këto reagime publike politike vendore dhe ndërkombëtare në fakt përbëjnë ndërhyrje flagrante në hetuesi prandaj, në këto rrethana kërcënimi nuk ka prokuror që ka guxim të marrë vendim në përputhje me provat por se vepron në bazë të inercionit për të mbijetuar dhe ruajtur vendin e punës. Në këtë mënyrë po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë. E turpshme, patolerueshëm e turpshme!
Të tjera
-
Itali, arrestohen për dro*ë nënë e bir shqiptarë
Dy shqiptarë, nënë e bir janë arrestuar për drogë në Cuneo të Italisë, raport...
-
U-21/ Shqipëria dhe Serbia kërkojnë ta organizojnë bashkë Evropianin e vitit 2027
Pas organizimit të suksesshëm të finales së parë të UEFA Conference League në...
-
Presidenca belge pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Me organizimin e referendumit në katër komunat veriore të vendit, Kosova kons...
-
Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
Kosova, tash për tash, nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të Kës...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe te varret e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të ti...
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...