Sport

Klubi spanjoll kërkon përjashtimin e Barcelonës nga Kupa e Mbretit

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 18 January 2019

Levante i ka paraqitur gjyqtarit të vetëm të Komitetit të Konkurrencës ankesën për të ndëshkuar Barcelonën. Çështja është e tillë: pretendohet se skuadra katalanase ka aktivizuar një lojtar të skualifikuar në ndeshjen e luajtur javën e kaluar, kundër Levante-s në Kupën e Mbretit.

Juan Bandariz, i njohur nga të gjithë si Chumi, është aktivizuar nga trajneri Valverde, pavarësisht se ishte skualifikuar me ekipin e dytë të katalanasve, pas kartonit të pestë të verdhë të marrë 6 janarin e kaluar, në ndeshjen e luajtur kundër Castellon.

Ky rast ka përfunduar tashmë në tryezën e punës së gjyqtarit Carmen Perez, i cili vuri në dukje se duhet të marrë një vendim para mesditës. Levante e bazon pretendimin e saj në nenin 56.3 të Kodit Disiplinor, por mbetet të shihet si do të veprojë gjykatësi; nëse do ta shpallë si të pranueshme ankesën, ose ta refuzojë atë më vonë, në bazë të nenit 26.3 të Kodit Disiplinor.

-Advertisement-

Levante pohon se Barcelona dështoi në përputhje me Kodin Disiplinor të RFEF, konkretisht duke mos përmbushur nenin 56.3 të tij. Chumi luajti 58 minuta në ndeshjen e parë. Nga ana e vet, Barcelona ka shpjeguar se ky rregull është ndryshuar dhe thotë se dënimet e lehta shlyhen në kompeticionin ku janë marrë, ndërsa ndëshkimet e rënda shtrihen në disa kompeticione.

Sidoqoftë, Levante dhe Barcelona, në rast se vendimi i gjyqtarit i dëmton interesat e tyre, pritet ta dërgojnë çështjen në CAS, në fund të fundit. Është një situatë e ngjashme me atë të Denis Cheryshev, i cili është aktivizuar kur ishte i skualifikuar dhe Real Madrid u përjashtua nga Kupa e Mbretit. Megjithatë, Barcelona ka përgënjeshtruar gjithçka duke u bazuar te një ndryshim i rregullores, të bërë në nëntor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera