Sport

Klubi i Ballkanit: E dënojmë ashpër ndërhyrjen brutale të policisë së Kosovës ndaj skuadrës së Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 08 July 2020

Pas përfundimit të ndeshjes Gjilani 2-1 Prishtina ka pasur tensione të mëdha në stadiumin e qytetit në Gjilan, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Prishtinës ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në drejtim të gjyqtarëve të takimit, e ku ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës, të cilët kanë hedhur gaz lotësjellës për ta qetësuar situatën.

E nga hedhja e gazit lotësjellës e kanë pësuar trajneri i Prishtinës, Armend Dallku dhe disa futbollistë ‘bardhekaltër’.

-Advertisement-

Ndaj këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe klubi i Ballkanit, ku e kanë dënuar ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj ekipit kryeqytetas.

Më poshtë keni njoftimin e klubit nga Suhareka./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera