Klubi historik i Jerusalemit ndryshon emrin, nderon Trump
Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 May 2018
Pasi Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, klubi historik i futbollit ka ndryshuar emrin në nder të presidentit amerikan.
Para përurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, këtë të hënë, klubi do të luajë në ligën “ha’Al” me emrin Beitar Trump Jerusalem, si “mirënjohje për guximin e treguar nga presidenti i Amerikës”.
Në Dhjetor të vitit të shkuar, presidenti Trump doli kundër gjithë aleatëve dhe njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
“Jerusalemi ka 70 vite që pret njohje ndërkombëtare, derisa presidenti Trump, me një lëvizje të guximshme, e njohu si kryeqytetin e përjetshëm të Izraelit”, thotë njoftimi për shtyp nga Beitar, që nuk sqaron nëse ndryshimi i emrit do të jetë i përhershëm.
“Presidenti Trump shfaqi guxim dhe dashuri të pastër për popullin izraelit dhe kryeqytetin e tyre, dhe shtete të tjera po vazhdojnë ta ndjekin, duke i dhënë Jerusalemit statusin që i takon. Për këtë arsye, Beitar Jerusalem, një nga simbolet më të mëdha të këtij qyteti, ka dëshirë ta nderojë presidentin për mbështetjen me një veprim simbolik nga ana jonë”, vazhdon njoftimi për shtyp.
“Presidenti i klubit, pronari Eli Tabib dhe menaxheri Eli Ohana, kanë vendosur t’i vënë klubit emrin e presidentit amerikan, i cili bëri histori. Që tani e tutje do të quhet Beitar Trump Jerusalem”, pohon klubi në këtë deklaratë.
Beitar ka fituar gjashtë kupa të ligës ha’Al dhe pritet që sezonin 2017-2018 ta përfundojnë të dytët pas Hapoel Be’er Sheva.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...