Sport

Klopp: Goli i Tottehamit ishte pozitë jashtë loje!

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 16 December 2020

Ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.

Skuadra e Klopp e fituan këtë sfidë në 2:1, falë golave të shënuar nga Salah dhe Firmino e për Tottenhami realizoi, Son, shkruan IndeksOnline

Pas humbjes foli edhe tekniku, Klopp i cil tha se ndeshja shkoi shumë mirë, por nuk e pranon faktin se pse nuk u anulua goli i Son, pasi thotë se ishte në pozitë jashtë loje.

-Advertisement-

“Një lojë e mirë kundër një përbindëshi me kundërsulme, posedimi që kishim ne e bëmë tepër mirë. Po ata kanë shënuar një gol, kishin dy raste, përveç që ne kontrollonim lojën dhe janë tre pikë të merituara dhe jam i lumtur.

“Për mua, ishte në pozitë jashtë loje [goli i Spurs]. Ata e shikuan atë 20 herë, por kur e pashë, ishte jashtë loje. Askush nuk duhet ta fajësojë, mënyra më e mirë për të mbrojtur Tottenham është mbajtja e topit gjatë gjithë kohës.

“Ishte thjesht një lojë me të vërtetë e mirë dhe unë jam shumë i lumtur që shënuam atë gol sepse ne kishim70 për qind të posedimit të topit. Bobby (Firmino), çfarë goditje me kokë, unë jam i lumutr që ai shënoi ashtu”, tha Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera