Sport

Klopp: Coutinho? Nuk e di cfarë do të ndodhë!

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 22 October 2017

E ardhmja e Philippe Coutinho-s vazhdon të jetë temë e nxehtë në shtëpinë e Liverpulit. Në konferencën për shtyp para duelit me Tottenhamit, trajneri Jurgen Klopp u pyet mbi një marrëveshje të mundshme me Barcelonën për transferimin e brazilianit gjatë janarit në “Camp Nou”, por përgjigjja e tij la shumë pikëpyetje.

“Nuk ia kam idenë. Nuk mund të flas tani për këtë cështje. E imagjinoni dot se cfarë do të ndodhte nëse përgjigjja ime do të ishte po? Tani nuk mendoj dhe nuk duhet të flasim për të ardhmen e Coutinhos” transmeton supersport,

Fjalë këto që as e pohojnë, por as e mohojnë marrëveshjen. 25-vjecari ishte shumë pranë Barcelonës në ditët e fundit të merkatos verore, por palët nuk e gjetën gjuhwn e pwrbashkwt. Gjithsesi, te Barca nuk janë tërhequr, duke parë edhe dëshirën e futbollistit, ndaj braziliani do të jetë prioritet në merkaton e janarit. Sipas mediave pranë “blaugranave”, ekziston një marrëveshje mes Liverpulit dhe vetë futbollistit, që ky i fundit të japë kontibut deri në përfundim të pjesës së parë të sezonit, me kusht që klubi ta lejojë t’i bashkohet Barcelonës gjatë janarit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera