Sport

Trajneri i Feronikelit vjen me një deklaratë të fortë pas fitores ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 13 March 2021

Feronikeli arriti fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligë, shrkuan Gazeta inFokus.

Menjëherë pas ndeshjes ka folur trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, duke thënë se skaudra e tij është e fortë dhe këtë e dijnë të gjithë ata që përcjellin futboll.

“Rëndësi ka fitorja, ne e dimë brenda vetës tonë se sa të fortë jemi, sepse kjo është e dukshme për ata që ndjekin futboll. Këtë vit në ndryshim nga vitet e tjera, është një ligë shumë më e fortë. Ne jemi duke ndërtuar klub, fitore si kjo na japin shumë motiv për t’i treguar të gjithëve që neve mund të na vështiresojnë rrugen, por s’mund të na ndalin”.

-Advertisement-

“Une e kam thënë edhe më herët, Feronikeli është një klub fitues, unë thjesht dua të fus eksperiencën time evropiane, ta çojme klubin përpara. Në tabelën tonë duhet të kishim më shumë pikë, të cilat unë e di pse na mungojnë, por e di edhe i gjithë opinioni. Unë jam shumë i qetë dhe i sigurt në aftesitë e mia, sepse stervis një grup fantastik lojtarësh”

“Lladrovci është kapiteni ynë që ka ngritur tituj, ai ka një problem me muskujt e barkut që nga faza përgatitore, sot u kthye në bankinë dhe shpresojë që të japë kontributin siç e ka dhënë gjithmonë. Dua që klubi të vazhdojë kështu, sepse në mesjavë kemi një ndeshje tjetër ndaj Prishtinës në Kupë dhe duhet të jemi kaq preciz, që të arrijme atë që duam, e që është kualifikimi në Evropë”, ka thënë Duro për Art Sport,

Pas kësaj fitore Nikli renditet në vendin e gjatë me 31 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera