Lajme

Klitschko ndahet nga bashkëshortja në kohë lufte

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 16 August 2022

Kreu i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i kthyer në muajt e fundit në heroin e rezistencës në kryeqytetin e Ukrainas, konfirmon se ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.

Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.

Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.

-Advertisement-

The Sun raporton se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për ti thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodh asgjë.

Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera