Lajme

Klinika e Onkologjisë bëhet gati për ta lëshuar në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 21 December 2022

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK), njoftoi të mërkurën se në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve.

Siç bëhet e ditur, CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga SHSKUK-ja dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Gjithashtu, thuhet se kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera