Lajme

Klinë: Gjendet një mjet i pashpërthyer, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 August 2018

Në fshatin Poterq i Epërm në Klinë, është raportuar për një mjet të dyshuar i cili është gjetur nga një person i cili ishte duke punuar në rrugë me ekskavator, ka njoftuar Policia e Kosovës në një komunikatë.
Ankuesi ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në rrugë me ekskavator kishte hasur në një mjet të dyshuar.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK’së për deminim kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar (të gjatësisë rreth 30 cm), që dyshohet të ketë mbetur nga Lufta e Dytë Botërore dhe të njëjtin e kanë marrë me vete”, thuhet nç komunikatën e Policisë./GazetaExpress

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera