Ekonomi

Klina hap tenderin 240 mijë eurosh për të ndërtuar kanalizimet

Autori: Sylejman Sylejmani 23:27 | 19 February 2019

Komuna e Klinës ka bërë gati 240 mijë euro, të cilat do t’i shpenzojë në ndërtimin e kanalizimeve, shkruan Gazeta inFokus.

Intervenimet do të bëhen në fshatrat Kpuz, Resnik, Sferk e Qupeve e Ulët.

Këtë tender, sipas kushteve të tenderit të publikuara nga Komuna, do ta fitojë ai që ofron çmimin më të ulët.

-Advertisement-

Afati i fundit deri kur priten aplikimet është data 8 mars.

Nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë bërë planifikimet, punimet do të fillojnë më 4 prill.

E përfundimi i tyre, pritet të ndodhë më 28 qershor. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera