Sport

Kjo ishte deklarata e Tahir Batatinës pas humbjes nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 23 September 2020

Llapi e ka nisur me humbje sezonin e ri në Superligë, pasi është mposhtur në shtëpi nga Gjilani me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar sulmuesi malazez Darko Nikac.

Pas ndeshjes trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se e kanë ditur që i pret një ndeshje e vështirë.

-Advertisement-

“E kemi ditur që na pret një ndeshje e vështirë, sepse ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira, ku asnjëherë skuadra nuk e tregon atë që mund ta tregojë”, deklaroi Batatina për Art Sport.

Tutje tekniku llapjan tha se patën raste që në pjesën e parë ta mbyllnin ndeshjen.

“Ne patëm disa raste në pjesën e parë, ku mund ta mbyllnim ndeshjen. Një pakujdesi na kushtoi në pjesën e dytë dhe humbëm takimin. Ky është futboll dhe sigurisht që ndodh”, theksoi ai.

Batatina për fund nuk harroi as gjyqtarët, për të cilët tha se bënë disa gabime.

“Mendoj që avazi i vjetër i gjyqtarëve po përsëritet sërish. Gjyqtari bëri disa gabime. Me qëllim apo pa qëllim nuk e di, mbetet të vlerësohen”, përfundoi Tahir Batatina.

Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan në udhëtim te Trepça ’89, ndërsa Gjilani e pret Ballkanin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera