Lajme

Kjo ishte deklarata e Kurtit pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 18 August 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka pasur një diskutim të hapur në Bruksel mbrëmë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Kurti ka shkruar në Twitter se qëllimi i bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje me qendër njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë.

“Ne patëm një diskutim të hapur me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak përpara bisedimeve të nivelit të lartë të nesërm. Qëllimi i këtyre bisedimeve duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme të përqendruar në njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë me qytetarët si përfitues përfundimtarë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Takimi i mbrëmshëm trilateral Kurti-Escobar-Lajçak u mbajt para atij të sotmit gjatë të cilit do të ballafaqohen kryeministri kosovar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera