Lajme

Kjo është gjendja e pikave kufitare

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 29 December 2022

Dheu i Bardhë si duket edhe gjatë ditës së enjte do të mbetet pika më e ngarkuar.

Koha për të hyrë në Kosovë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar është 10 deri në 20 minuta, kurse për të dal 5 deri në 10 minuta.

Kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për bashkatdhetarët që po vijnë në Kosovë, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët në orët e vona të së martën vendosën barrikada në anën e Serbisë.

-Advertisement-

Nga 10 dhjetori, grupet kriminale serbe vendosën barrikadat në veri të Kosovës.

Kjo u bë për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se kreu sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Por, si duket pas zëvendësimit të masës për Pantiqin, nga paraburgimi në “arrest shtëpiak”. janë dhëna shenja pozitive se barrikadat edhe mund të largohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera