Rozë

Kjo është arsyeja pse sot Skivi ishte në polici (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 17 May 2017

Që në mëngjes reperi i njohur Skivi u bë lajm nga mediet rozë. E arsyeja ishte pasi ai që në mëngjes është parë në polici.

U përfol se paraqitja e tij në polici mund të jetë që ndoshta ai ka shkaktuar ndonjë problem me reperin Cozman

Mirëpo i kontaktuar nga Gazeta Express, Skivi tregon për atë se çfarë ka ndodhur, duke mohuar se atje nuk ka shkuar për shkak të ndonjë problemi.

-Advertisement-

“Arsyeja e paraqitjes time në polici nuk ka qenë për shkak të ndonjë problemi. Arsyeja e paraqitjes time ka qenë si shkak i videoklipit tim më të ri. Po na duhet shoqëria e policisë”, deklaroi Skivi.

Ai gjithashtu tregoi se sot janë ndërprerë xhirimet e klipit për shkak të kohës me shi.

“Klipi së shpejti pritet të publikohet, shiu na ka shty se ka pas me u xhiru sot, por ne këto ditë do të vazhdojmë prapë me xhirime” , ka shtuar Skivi.

Kujtojmë se Skivi dhe Cozman kohë më parë publikuan projektin e tyre të përbashkët “Shoqnia”.

Skivi gjithashtu ka qenë shumë i përfolur edhe për një lidhje të mundshme me Sophia Castriotën, stërmbesën e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera