Lajme

Kjo është arsyeja pse Albin Kurti nuk e viziton varrin e Ibrahim Rugovës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 21 January 2020

Të martën u bënë 14 vite prej ndarjes nga jeta të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Shumë liderë politikë e qytetarë bënë homazhe të varri i tij në përvjetorin e 14-të, shkruan gazeta inFokus.

Por një gjë të tillë sërish nuk e bëri lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

-Advertisement-

Në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus i pari i Vetëvendosjes tregon pse ai nuk e vizitoi asnjëherë varrin e Rugovës.

Kurti tha se ai nuk ka shkuar të vizitojë varrin e Rugovës sepse kjo kërkesë i vinte nga njerëz të padëshiruar brenda LDK-së.

“Unë nuk kam shkuar te varri i Rugovës përveç të tjerash sepse ma kërkonin këtë njerëzit nga Lidhja Demokratike e Kosovës që më së paku do të doja të ma kërkojnë një gjë të tillë. Ai është një gjest simbolik të cilit unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale por po them kështu ishte deri më tani. Këta njerëz të LDK-së e bënin një gjë të tillë pikërisht që të ma pamundësonin që të shkoja edhe unë”, thotë Kurti.

Ndërsa për Kurtin nuk është e rëndësishme që të respektohen njerëzit te varri por gjatë jetës së tyre.

“ Kur të vdes unë një ditë fare të mos më vinë te varri vetëm le të punojnë për liri e pavarësi, drejtësi e barazi e bashkim sepse fundja ne e respektojmë njëri tjetrin jo te varri por tek jeta. Ne e respektojmë njëri tjetrin me aq sa ndajmë qëllime të përbashkëta dhe mund të them që Rugova ka qenë insistues në qëllimet e tij për pavarësi dhe padyshim që konsistenca e tij duhet vlerësuar e do të mbetet gjithmonë si shumë e respketuar nga populli ynë”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera