Lajme

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 28 October 2026

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Ai ka rënë në prangat e Policisë, dy ditë pas vrasjes së kunatës së tij Arlindës.

Në lidhje me arrestimin, Policia dje ka dhënë detaje përmes një komunikate lëshuar për media.

-Advertisement-

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore. Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar. Mbesim të përkushtuar në përmbushjen e detyrave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet kompetente të drejtësisë”, ka njoftuar dje Policia.

Në media është publikuar fotografia kur Sylaj është dërguar në stacionin policor në Pejë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy