Rozë

Kjo çfarë bën Bigu për të dashurin është e mrekullueshme (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 21 June 2017

Vetëm disa muaj më parë këngëtarja e njohur Big Mama u përfol se ka gjetur dashurinë e jetës së saj i cili thuhej se jeton në Gjermani.

Këto ditë këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka qenë në Turqi ku edhe kishte bërë së bashku shumë yje të njohura të estradës, transmeton Gazeta Express.

Përveç xhirimeve e atmosferës së mrekullueshme që kishin përjetuar, Bigu së fundmi zbulon edhe një detaj tejet të rëndësishëm për jetën e saj.

-Advertisement-

Big Mama ka shprehur haptas para të gjithë ndjekësve të saj në Instagram, dashurinë që ka për të dashurin e saj i cili quhet Arsim.

Këtë e kishte bërë të ditur ajo përmes një video që ka publikuar në profilin e saj në Instagram.

Big shihet në plazh teksa shkruan “Të dua Arsim”.

“Së shpejti”, kishte lënë mbishkrim ajo.

Se mos fshihet prapa kësaj një fejesë, kjo mbetët të shihet.

Mirëpo Bigu kishte marrë urime të shumta nga fansat dhe kolegët e saj.

“Urimeeeee Zemer”,

“Hajde perhajr!”,

“Haj urime zemer paci jet te lumtur”,

“Urime shpirt.. ju prifte e mbara”,

“Sa video e bukur motra ime gjithmone te te shoh keshtu te lumtur shifemi per 5 dite…”, ishin këto urimet që i kishin bërë Big Mamës./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera