Fokus

“Kishte lëndimẹ të rëndạ” Drejtori i Emergjencës jep detaje për gruan që vdịq në QKUK pasi u rrạh nga burri

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 02 August 2024

Një grua 41 vjeçare nga Graçanica, e cila ishte rrahur nga burri i saj dy ditë më parë, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, drejtori i emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Po ka vdekur, fatkeqësisht. Ka qenë në gjendje shumë të rëndë kur është pranuar dje në Klinikën e Emergjencës, ka qenë në aparat gjatë gjithë kohës. Ka qenë me respirator me lëndime të rënda që nuk operohen dhe nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe vdiq për fat të keq. Diku në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë. Është pranu në spital para 24 orëve”, ka thënë Syla.

-Advertisement-

Radio Evropa e Lirë raporton se M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast.

Të mbijetuarat e dhunës në familje në Kosovë tregojnë se nuk kanë parë drejtësi. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.

“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq.

Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera