Auto&Tech

Kina shpik aplikacionin që identifikon njerëzit e rrezikuar nga virusi

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 11 February 2020

Kina ka shpikur një aplikacion që lejon njerëzit të kontrollojnë nëse janë të rrezikuar nga virusi.

‘Aplikacioni zbulues’ u tregon përdoruesve nëse ata kanë qenë pranë një personi që është konfirmuar ose dyshohet se ka virus.

Personat e identifikuar në rrezik këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë autoritetet lokale shëndetësore.

-Advertisement-

Pasi aplikacioni regjistrohet me një numër telefoni, përdoruesve u kërkohet të shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të identitetit. Çdo numër i regjistruar i telefonit mund të përdoret më pas për të kontrolluar gjendjen.

Aplikacioni u zhvillua së bashku me departamentet qeveritare dhe Korporatën e Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe u mbështet nga autoritetet e shëndetësisë dhe transportit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Dihet gjerësisht se qeveria kineze kryen nivele të larta të mbikëqyrjes mbi qytetarët e saj, por ekspertët e fushës sugjerojnë, në këtë rast të paktën se kjo gjë nuk do të kundërshtohet brenda vendit.

Avokati i teknologjisë në Hong Kong tha për BBC: “Në Kinë, dhe në të gjithë Azinë, të dhënat shihen si diçka që mund të përdoren. Me kusht që çdo gjë të bëhet në mënyrë transparente”

Nga këndvështrimi kinez ky është një shërbim me të vërtetë i dobishëm për njerëzit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera