Rajoni dhe Bota

Kina fillon ndërtimin e teleskopit me vrojtim të gjerë

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 14 May 2021

Shkencëtarët kinezë po ndërtojnë një teleskop të madh me një fushë të gjerë vrojtimi dhe rezolucion të lartë në provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore. Teleskopi do të jetë në gjendje të vëzhgojë të gjithë qiellin nga hemisfera veriore, bën të ditur “Xinhua”.

Ndërtimi i teleskopit (WFST), një instrument optik me madhësi 2.5 metra në diametër, tashmë ka filluar në Lenghu Town, që ka një lartësi mesatare prej afërsisht 4200 metrash. Qyteti është i njohur si “Marsi i Kinës” për shkak të peizazhit të tij që i ngjan sipërfaqes së planetit të kuq.

Me një investim prej 200 milionë juan (rreth 31 milionë dollarë amerikanë), projekti i teleskopit u nis në vitin 2017 nga disa institucione kërkimore, duke përfshirë Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës dhe Observatorin e Malit të Purpurt të Akademisë së Shkencave Kineze. Pasi të përfundojë, ai do të jetë në gjendje të vëzhgojë tërë qiellin verior një herë në tri net.

-Advertisement-

“WFST do të bëhet teleskopi më i fuqishëm i studimit të qiellit në hemisferën veriore”, -tha Kong Xu, shefi projektues i projektit dhe profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Kinës, në ceremoninë e fillimit të projektit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera