Kievi zgjohet me shpërthime të forta nga sulmet ajrore, raportohet për të vrarë

Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 10 October 2022
Disa shpërthime të forta kanë goditur qendrën e Kievit mëngjesin e sotëm, tha kryetari i qytetit Vitali Klitscho.
“Disa shpërthime në qarkun Shevçenskivski, në qendër të kryeqytetit”, shkroi ai në Telegram.
Ka raportime se edhe qytetet e tjera ukrainase si Dnipro, Lviv dhe Ternopil janë goditur nga shpërthimet. Shërbimi i emergjencave në Ukrainë, tha se ka të vrarë dhe të plagosur në Kiev. Por, ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.
Shpërthimet janë dëgjuar rreth orës 08:15, sipas kohës lokale, thanë gazetarët dhe dëshmitarët. Pas shpërthimeve janë dëgjuar alarmet e sulmeve ajrore në mbarë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas dëshmitarëve, shpërthimet duket se ishin rezultat i sulmeve ajrore dhe dyshohet se kanë lënë civilë të vdekur, por numri i tyre nuk dihet.
Kjo është hera e parë që Kievi goditet pas disa muajsh dhe shpërthimet duket se kanë ndodhur më afër qendrës sesa sulmet e mëhershme që kanë goditur kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushimin e Ukrainës më 24 shkurt, raporton BBC.
Shpërthimet në Kiev vijnë disa ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar ukrainas të Krimesë, u dëmtua nga shpërthimet.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën për “akt të terrorizmit”, duke e akuzuar se qëndron prapa sulmit të urës.

Të tjera
-
Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun
Ekskluzivisht në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Haziri me kritika për PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me mënyrën si po e trajtojnë krizën politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-...
-
Reuters shkruan për vendimin e Kosovës që të pranojë migrantë të deportuar nga SHBA
Kosova ka pranuar kërkesën amerikane për të depërtuar 50 migrantë në vit. ...
-
Limaj: Porosia e qytetarëve me votë ka qenë që duhet bashkëqeverisje
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se rezultati zgjedh...
-
Shqipëria merr dritën jeshile për hapjen negociatave, Rama: Një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka auto...
-
Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022
Autoritetet serbe ditë më parë ndaluan një ish-zyrtar policor të Njësisë Spec...
-
Ministria e Financave pezullon shitjen e arkave fiskale, ankohen bizneset
Ministria e Financave ka pezulluar për 60 ditë shërbimet që lidhet me arkat f...
-
Totaj sërish në garë për të parin e Prizrenit
Shaqir Totaj do të garojë për të parin e Prizrenit përsëri. Kështu ka vend...
-
QKUK e shpërblen kompaninë “Medica” me kontratë 736 mijë euro për servisimin dhe mirëmbajtën e PET CT-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpallur kompaninë “Medica” si fit...
-
Mjeku tregon në detaje se cila është arsyeja që bie imuniteti gjatë stinës së verës
Mjeku tregon në detaje se cila është arsyeja që bie imuniteti gjatë stinës së...
-
Kryeziu: Një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar sot pas dështimit të 30-të me ra...
-
Aksion i policisë në Prishtinë, arrestohet një avokat dhe një instruktor, dyshohen për falsifikim dhe mashtrim
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka realiz...