Lajme

KFOR-i publikon pamje gjatë patrullimit në veri: Testuam aftësitë tona për të vazhduar sigurimin e lëvizjes së lirë

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 21 December 2022

Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO gjatë ditëve të fundit ka kryer disa ushtrime në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë e tensionuar.

KFOR-i në llogarinë zyrtare në Facebook, ka publikuar pamje gjatë patrullimit në veri, ndërsa ka thënë se kjo është bërë për të testuar aftësitë e tyre për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt.

“Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e tyre.Tutje, KFOR-i ka thënë se këto aktivitete janë kryer në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me akterët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it në OKB bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera