Sport

KFF Mitrovica mposhtë KFF Llapin me rezultat 10 – 0 dhe fiton Kupën e Kosovës në futboll  

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 23 November 2020

Klubi i Futbollit i Femrave ‘Mitrovica’ e ka fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2019/2020, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, vashat mitrovicase i kanë mposhtur ato të Llapit me rezultat të thellë 10 – 0.

Golat për ‘minatorët’ i realizuan K.Biqkaj x3, S.Jashari x2, E.Kryeziu x2, A.Mgcoyi x2 dhe B.Shala.

-Advertisement-

Kjo ishte hera e tretë që KFF Mitrovica fiton Kupën e Kosovës në futboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera