Lajme

Këto janë votat e kandidatëve të PAN-it në komunën e Gjakovës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 15 June 2017

Katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ende nuk kanë arritur që të merren vesh rezultatet definitive të të gjithë kandidatëve për deputet.

Ndonëse, nga disa prej emrave kyç të secilës parti politike tashmë janë zyrtarizuar si deputet të Kuvendit të Kosovës, listat përfundimtare priten që të publikohen tri javë pas zgjedhjeve.

Indeksonline ka arritur që të sigurojë një dokument, në të cilën janë të shfaqura votat për secilin kandidat të koalicionit PAN, në komunën e Gjakovës.

-Advertisement-

Në këtë dokument, më i votuari në komunën e Gjakovës del të jetë kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj me 10334 vota.

Ndërkaq, menjëherë pas Ramushit radhitet ish kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj nga AAK, me 4679 vota.

Ndër më të votuarit në komunën e Gjakovës është edhe Hajdar Beqa, kryetari i Degës së PDK-së në Komunën e Gjakovës, me 4273 vota.

Ndërkaq, i katërti me radhë për nga votat e fituara radhitet kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me 4022 vota gjithsej.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera