Këto janë vajzat seksi shqiptare që u bën të njohura nga vetëm nga Instagrami! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus
12:11 | 24 July 2017
Ditët e sotme është e vështirë të jesh “i famshëm” për një kohë të gjatë e të mbash gjallë interesin e njerëzve për të qenë në qendrën e tyre të vëmendjes.
Por nuk mund të themi se një gjë e tillë është e pamundur për disa të tjerë. Mbase në disa raste mjafton të kesh disa “asete” të nevojshme për të qenë “VIP” ose ndryshe edhe “e famshme”.
Nuk mund të themi me siguri që mjaftojnë për ta mbajtur gjallë interesin, por mund të themi se për disa, këto “asete” funksionojnë shumë mirë. Këtë e tregojnë qartë ndjekësit e shumtë nëpër rrjetet sociale. – “Gazeta Shqiptare” – Edhe pse “të famshmet” nuk janë pa profesion, por nuk janë bërë të tilla falë këtij profesioni që ato bëjnë. Në jetën e tyre mund të jenë modele, juriste, avokate, apo edhe pa asnjë lloj profesioni, por ajo që i ka bërë të famshme ka qenë tjetër gjë. Këtë mund ta shohim qartë nëpër fotot e ndryshme të postuara në faqet e tyre në “Instagram”.
Ne mund të përmendim disa prej “të famshmeve”, të cilat nuk njihen për shkak të profesionit. Shumica prej tyre janë modele, edhe pse nuk kemi parë ndonjë foto të postuar në pasarelat e ndonjë firme të ekspozojnë veshjet e tyre. Nëse futemi në profilin e tyre, mund të shohim një kolazh fotosh shumë provokuese të linjave të tyre dhe superseksi. Mbase mund të themi se ky është “aseti” kryesor, i cili ka rritur më tepër ndjekësit e tyre. Nuk mund të harrojmë pa përmendur dhe udhëtimet e tyre luksoze dhe veshjet e tyre të shumëllojshme dhe të firmave të shtrenjta. Mbase ky është një tjetër “as” që i tërheq më tepër ndjekësit e tyre. Më poshtë do të riradhisim disa prej tyre, dhe jo vetëm, por, gjithashtu, dhe çfarë mund “të gërmojmë” nga jeta e tyre jashtë “Instagramit”, për të kuptuar më qartë arsyen e këtij suksesi që ato kanë në “Instagram”.
Keisi Medini (28.4K ndjekës)
Vajza e këngëtarit të famshëm, Sabiani, është një nga vajzat me një numër të lartë ndjekësish në “Instagram”. Fakti se ajo është e famshme në rrjetet sociale, nuk mund ta justifikojmë me arsyen se është vajza e këngëtarit të njohur. Në faqen e saj në “Instagram” shohim foto të ndryshme ku ajo shfaqet si çdo adoleshente tjetër duke ndjekur tendencat e fundit të filtrave e thjeshtë dhe gjithnjë “in”. Gjithsesi duke nisur me një shkallë ngjitëse, mund të themi se Keisi është vajza më pak “provokuese” dhe e thjeshtë, e cila del e shkujdesur dhe e ëmbël në fotot e postuara së fundi.
Marina Fara (148K ndjekës)
Një tjetër e famshme nga “Instagrami” është edhe Marina Fara. Mund të themi shumë lehtë se arsyeja është fakti se ajo është vajza e këngëtares së njohur shqiptare, Eli Fara, por, gjithsesi, nuk kemi si ta justifikojmë. Në faqen e saj në “Instagram” ajo ka një shumëllojshmëri fotosh ku Marina shfaqet superseksi dhe tepër tërheqëse. Në jetën e saj të përditshme ajo ka thënë se është juriste, por në rrjetin social nuk shohim ndonjë foto nga vendi i saj i punës. Mund të themi se kjo është një lloj “hobi” i vajzave, të cilat duan të shijojnë sa më shumë jetën dhe pse jo, ta pasqyrojnë atë edhe në rrjetet sociale. Një ndër to është edhe Marina.
Kristi Prenga (mijëra ndjekës)
Kristi nuk është për momentin pjesë e “Instagramit”, por është pjesë e lajmeve të shumta dhe portaleve të shumta, përfshirë edhe fotove të dyqaneve të ndryshme, si ai i Zajmina Vasjarit. Në “Instagramin” e Kristit kanë qenë të shumtë ndjekësit dhe kjo mund të ketë një shpjegim shumë të thjeshtë. Kristi është një vajzë tepër tërheqëse dhe seksi. Format e saj janë tepër provokuese dhe në fotot e postuara në rrjetet sociale ajo ka dalë në vende të ndryshme të botës tepër tërheqëse dhe shumë “hot”. Kjo ishte përgjigjja për modelen tonë të radhës, e cila nuk është vënë re në asnjë sfilatë deri tani.
Redona Koçi (90.6K ndjekës)
Një tjetër bukuroshe e famshme nëpërmjet “Instagramit” është edhe Redona. Ne kemi mundur ta njohim atë vetëm nëpërmjet një interviste të bërë në televizion, ku ajo shfaqet në një krevat me këmishë nate dhe aty flet për veten e saj dhe faktin se është e famshme në “Instagram”. Ajo nuk ka asnjë profesion, ka qenë imazh i dy revistave dy herë dhe ka mbaruar shkollën e juridikut. Pra, mund të themi se është thjesht një vajzë e famshme nëpërmjet rrjeteve sociale. Në fotot e postuara në faqen e saj në “Instagram” ajo shfaqet super seksi dhe tepër tërheqëse. Edhe kësaj radhe mund të themi se Redona është një tjetër vajzë e famshme vetëm nëpërmjet “Instagramit”.
Alesia Bami (53.3 K ndjekës)
Në faqen e saj në “Instagram”, Alesia ka shkruar si elemente të biografisë së saj, modele, balerinë dhe artiste. Gjithashtu, të tepërta janë thashethemet lidhur me të për shkak të famës së saj të madhe në “Instagram”. Mund të themi se e listuara jonë e fundit mund edhe të justifikohet deri diku për famën e saj, por nuk duhet të harrojmë “asetet” e saj. Mund ta shohim qartazi në fotot, të cilat ajo poston, ku duket më se ndjellëse dhe super “hot”. Më parë në një intervistë të dhënë në televizion Alesia është pyetur për pjesëmarrjen e saj në Kanë, duke qenë se bëri shumë bujë. Ajo i është përgjigjur duke qeshur se ishte një ftesë e një personi të familjes dhe për sa i përket lajmeve të rreme, Alesia uroi që të bëjnë sa më shumë lekë nga ato.

Të tjera
-
“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit
Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfid...
-
Lutfi Haziri nuk do zgjedhje të reja: “Kosova nuk e ka atë komoditet”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se nuk voton për...
-
Tejkaloi shpejtësinë, shoferi në Ferizaj gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur me 300 euro dhe 3 muaj ndalim t...
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...