Këto janë orët vendimtare për Qeverinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 09 May 2017
Qeveria e Kosovës përballet këtë javë me dy sfida: procedimin në kuvend të marrëveshjes së demarkacionit dhe votimin në kuvend të mocionit të opozitës për rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Qeveria e Kosovës nuk arriti ta procedojë për në kuvend marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, megjithë paralajmërimin e kryeministrit Isa Mustafa, se kjo do të ndodhë këtë të hënë (08.05). Vendimi për ditën e procedimit në kuvend të marrëveshjes së demarkacionit pritet të merret ndërmjet dy partnerëve kryesorë të koalicionit, PDK-LDK. Në një njoftim të qeverisë së Kosovës, thuhet se “pas diskutimeve të partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u arrit dakordimi që mbledhja e kabinetit qeveritar, ku do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të mbahet pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ditën e mërkurë”, datë (10.05). Në këtë ditë do të votohet edhe mocioni i mosbesimit i opozitës për rrëzimin e qeverisë Mustafa.
Qeveria shpreh përkushtimin
“Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të plotë, që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në, të adresojë me prioritet dhe përkushtim të plotë çështjen e Ratifikimit të Kufirit me Malin e Zi, si një prej vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në kumtesë.Marrëveshja për demarkacionin po kundërshtohet ashpër nga opozita si dhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet. Opozita thotë se me nënshkrimin e këtij versioni të demarkacionit Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë.
Në fundjavë, kryeministri Mustafa, njoftoi se ka pasur një telefonatë me zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Hoyt Yee, ku është “diskutuar për nevojën që të procedohet pa vonesë në kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshje për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, si një prej marrëveshjeve më të rëndësishme për vendin”. “Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështjeje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit”, u tha në njoftimin e qeverisë së Kosovës.
Koalicioni në krizë
Çështja e demarkacionit duket se ka lëkundur partnerët e koalicionit PDK-LDK. Ata po kritikojnë njëri tjetrin për mungesë të rezultateve. Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, që është edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se partia e tij udhëheq një qeveri të pakorruptuar.
“Në qoftë se qytetari i Kosovës dëshiron të ketë qeveri të pa korruptuar, në qoftë se qytetarët e Kosovës duan të kenë ministra të pakorruptuar, në qoftë se qytetarët e Kosovës dëshirojnë të kenë ministra që e dinë punën e vet dhe që e bëjnë punën e tyre, një qeveri qe ka marrëdhënie shumë të mira me institucionet e Bashkimit Evropian, me SHBA-në, me institucionet financiare ndërkombëtare, atëherë ata e dinë zgjedhjen e tyre”, tha Isa Mustafa.
PDK akuza ndaj LDK
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës akuzon Lidhjen Demokratike për nxitim në çuarjen në kuvend të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pa garanci, se mund të sigurojë votat e deputetëve të saj. Kryetari i Partisë Demokratike Kadri Veseli, që është edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, tha se kryeministri Mustafa duhet të sigurojë së pari votat e partisë së tij për demarkacionin. “Unë shpresoj se LDK-ja do t’i sjellë 33 nënshkrime të grupit parlamentar. Në të njëjtën kohë, në momentin që LDK-ja është e gatshme me 33 nënshkrime, do t’i sjellim edhe ne 36 nënshkrimet tona dhe i kemi mundësitë të mbajmë një seancë të jashtëzakonshme”, tha Kadri Veseli.
Këtë situatë analistët e cilësojnë si një gjendje të paqëndrueshme politike në Kosovë. Ramush Tahiri i tha DW-së, se presioni mbi LDK po shtohet edhe nga partneri i koalicionit PDK, përderisa kjo e fundit nuk deklarohet publikisht nëse e përkrah ose jo mocionin e mosbesimit të opozitës. “Qëndrimi i PDK-së në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit qeverisës, që palët nuk përkrahin mocionin e votëbesimit të Qeverisë, po kuptohet si presion mbi LDK dhe opinionin. Një lloj shtensionimi do të ishte sikur PDK të deklarohet sot, se nuk e përkrah mocionin për votëbesimin e Qeverisë. Korrekte do të ishte edhe sikur PDK tash të deklarohet për prishjen e koalicionin me LDK. Miqtë ndërkombëtar, zyrtarët e SHBA -së, u deklaruan për detyrat qe ka për t’i kryer ky koalicion qeverisës: demarkacioni, asociacioni, reforma, lufta kundër krimit dhe korrupcionit. Duket se po presin që Kryeministri të japë dorëheqjen”, thotë Ramush Tahiri.
Demarkacioni mollë sherri
Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, e nënshkruar në vitin 2015, ka nxitur përplasje të thella ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë. Mospajtimet rezultuan me protesta dhe dhunë në kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij, ndërmjet kundërshtarëve të versionit aktual të demarkacionit dhe Policisë së Kosovës. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është kusht për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ka regjim vizash.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...