Sport

Këto janë mungesat e Dritës për duelin ndaj F91 Dudelange

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 02 August 2018

Drita synon të pëmbys rezultatin nga dueli i parë ndaj Dudelange (2-1).

Por, bardhekaltërit duhet ta bëjnë këtë gjë pa Endrit Krasniqin dhe Viktor Kukën, të cilët janë të suspenduar për këtë ndeshje.

Gjilanasit gjithashtu do ta vuajnë mungesën e Denis Halitit që ka marrë rrugë drejt Suedisë dhe Leotrim Kryeziut që është transferuar te ekipi zvicerian Lugano.

-Advertisement-

Gjithsesi Bekim Isufi duhet të ngre kokën dhe të shoh alternativat në stolin e rezervave.

Dueli ndërmjet Dritës dhe Dudelange zhvillohet më 20:45 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera