Këto janë gjashtë komunat përfituese të grantit të performancës komunale
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 02 March 2023
Drenasi, Lipjani, Obiliqi, Klina, Vitia dhe Gjakova janë gjashtë komunat fituese të grantit të performancës komunale, në vlerë rreth tetë milionë euro.
Që nga lansimi, programi i Granteve të Performancës Komunale ka ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe qeverisjes për më shumë se 700 mijë qytetarë në 28 komuna në mbarë Kosovën.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kane ndërmarrë disa hapa për funksionimin e skemës së grantit të përformancës komunale.
Ai ka theksuar se këtë vit ka më pak komuna përfituese, por projektet janë madhore.
“Fillimisht kemi zhbllokuar grantin e performancës komunale, i cili kishte mbetur peng si pasojë e kalkulimeve politike. Kemi institucionalizuar skemën e grantit përmes hartimit të Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe skemën e grantit të bazuar në performancë, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe tashmë jemi në hartimin e akteve nënligjore, siç është edhe Rregullorja për Grantin e Performëncës. Shumë e rëndësishme në të gjithë procesin ka qenë edhe ngritja e mekanizmave në terren, me qëllim të verifikimit të të dhënave të deklaruar nga komunat përfituese….Po ashtu kemi nisur dy procese atë të auditimit të brendshëm dhe auditimit të përgjithshëm në mënyrë që transparenca të jetë fjala e parë dhe kryesore në kuadër të grantit të performancës komunale. Këtë vit granti për mbështetjen e performancës komunale është në vlerë prej tetë milionë euro”, ka thënë Krasniqi.
E ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly tha se buxheti ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro prej vitit 2022 deri në 2025.
“Buxheti i performancës komunale ka arritur në vlerën mbi 30 milionë euro për periudhën prej vitit 2022 deri në vitin 2025. Kjo rritje e konsiderueshme e financimit e konfirmon rëndësinë e grantit të performancës komunale. Në të njëjtën kohë rritja demonstron dhe dëshmon angazhimin e partnerëve për mbështetjen e zhvillimit të komunave të Kosovës dhe qeverisjes lokale në përgjithësi. Cili është qëllimi? Është shumë e thjesht, që tu ofrohen qytetarëve shërbime më të mira”, u shpreh ai.
Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen u shpreh se që nga fillimi kanë qenë të interesuar t’i bashkohen këtij projekti për jetë më cilësore të qytetarëve.
“Një kryetar komune që jeton në të njëjtin vend dhe udhëheq me komunën ka kompetenca dhe burimet për të përmbushur nevojat tuaja për shërbime cilësore. Gjithashtu për këtë arsyeje është nder i madh që të jem i pranishëm me ju në këtë ceremoni të grantit të performancës komunale dhe për të festuar performancën e mrekullueshme të komunave të Kosovës. Dhe si Zyre e BE-së dhe si shef i sektorit të bashkëpunimit të Zyrës së BE-së dhe të shprehim mirënjohjen tonë për punën e zellshme dhe përkushtimin në të gjitha komunat e Kosovës drejt përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Si BE që nga fillimi kemi qenë të interesuar t’i bashkangjitemi këtij projekti me qeverinë dhe partnerët tonë”, ka thënë ai.
Edhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund theksoi se cilësia e demokracisë varet në pjesëmarrjen e qytetarëve.
“Elementi më vendimtar i komunave dhe nivelit komunal është që të jenë sa më afër qytetarëve. Qytetarët duhet ta ndjejnë praninë e qeverisjes lokale përmes projekteve reale nga të cilat qytetarët përfitojnë. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të sigurohemi që fondet që shkojnë në komunat të përdorën në mënyrë efikase”, katheksuar ai.
Përmes grantit, komunat kanë qenë në gjendje të investojnë në infrastrukturë dhe shërbime thelbësore, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat e kujdesit shëndetësor dhe sistemet e menaxhimit të mbeturinave, duke rezultuar në përmirësime të dukshme në cilësinë e jetës së qytetarëve./KP/
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...