Sport

Këto janë fjalët e Vedat Muriqit pas disfatës nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 31 March 2021

Kosova pësoj humbjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ u mposhtën nga Spanja me rezultat 3-1.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, i cili ka thënë se skuadra nuk po arrinë të reagoj siç duhet.

-Advertisement-

“Besoj se e filluam ndeshjen mirë, e morëm një gol që ishte supergol. Mundemi vetëm t’ia urojmë. Ndoshta do duhej pak më shpejtë të reagojmë aty. Ndodhin këto me këto skuadra. Nuk pritej të marrim golin e dytë pas 2-3 minutave, kjo na pengoi pak të vazhdojmë lojën tonë. Pastaj shënuam, por edhe filloi lodhja sepse bënim shumë presion, e dimë fuqinë e Spanjës. Ishte një ndeshje që për neve është një eksperiencë e mirë”.

“Unë besoj se kur po shënojmë golin e parë, po jemi pak mentalisht e lehtë, jo e dobët. Ngase kur po pranojmë golin e parë, nuk po mundemi me reagu shpejt për të nxjerr turbulencën që e kemi në kokë. Shpresoj që ditët në vijim do të përmirësohemi sepse çdo ditë e më shumë po përmirësohemi mentalisht”, tha Muriqi.

Pas kësaj humbje Kosova mbetet në vendin e fundit në Grupin B me zero pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera