Sport

Këto janë fjalët e heroit të ri të Milanos

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 19 January 2020

Milano ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Udineses me rezultat 3-2, në një ndeshje mjaftë dramatike të zhvilluar në kuadër të Serie A-s, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘San Siro’ Rosonerët i arkëtuan pikët e plota falë golin të  Ante Rebic, i cili shënoi në minutën e fundit të takimit për ti dhënë një fitore të madhe Milanos.

Rebic ishte heroi i këtij takimi pasi hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola, fillimisht për 1-1 në minutën e 48’të dhe më të rëndësishmin, atë të fitores në fund të takimit, për 3-2 në minutën e 93-të, për t’ia siguruar tri pikë Milanit.

-Advertisement-

“Unë jam i kënaqur sepse më në fund tregova se çfarë mund të bëj dhe 3 pikët janë shumë të rëndësishme, tash duhet të vazhdojmë përpara”, ka thënë Rebic.

“Unë nuk dua të them asgjë për synimet tona deri në fund të edicionit. Ne duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje, duke marrë pikë dhe duke u përqendruar në këtë gjë”, shtoi kroati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera