Sport

Këto janë fjalët e Elseid Hysajt pasi rezultoi pozitiv me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:07 | 17 November 2020

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elesid Hysaj, mbrëmjen e së martës ka marrë lajmin së është i infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Me të kuptuar se është prekur nga ‘Covid-19’, Hysaj ka bërë një postim në instastory në llogarinë e tij zyrtare në instagram.

Ai ka thënë se ndihet mirë dhe se nuk ka simptoma, por ka inkurajuar që të gjithë të kenë kujdes dhe të përdorin maska.

-Advertisement-

Tuje futbollisti shqiptar i ka uruar suksese kombëtares në ndeshjen e radhës, si dhe ka premtuar se do të kthehet shpejtë.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Sot dola pozitiv me COVID-19. Falë Zotit, jam mirë dhe s’kam simptoma, por bëni kujdes! Përdorni maskat! Forca Shqipëria dhe do kthehem së shpejti”, ka shkruar Hysaj.

Hysaj do të mungoj nesër në duelin që Shqipëria e luan në shtëpi ndaj Bjellorusisë, ku edhe do të vendoset fituesi i grupit të katërt të Ligës C të Kombeve.

Kapiteni i ‘kuqezinjve’ tashmë është izoluar dhe do ti mungoj edhe Napolit në dy ndeshjet e ardhshme./Gazeta inFokus/

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera