Sport

Këto janë fjalët e Contes pas kritikave të Gattusos

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 17 December 2020

Interi mbrëmë mposhti Napolin me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes kritika të mëdha drejtuar gjyqtarëve ka pasur trajneri i ‘napolitanëve’ Gattuso pas kartonit të kuq të Insignes në minutën e 72-të.

Conte, për Sky Sports Italia, i shpreh se këto janë ndeshje që duhet fituar.

-Advertisement-

“Ai ka të drejtë. Kishte respekt të madh e të ndërsjellë, ishte një ndeshje taktike. Ne u përgatitëm pas përplasjeve të drejtpërdrejta me Napolin sezonin e kaluar, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Italisë. Por këto janë lojëra që duhet t’i fitosh. Dhe nëse mundesh, merr tri pikët dhe futi në xhep. Strategjia e tyre ishte të zbrisnin me kundërsulm, të vidhnin topin dhe të rifillonin me Lozanon dhe Insignen. Në pjesën e parë u përpoqëm t’i mbanin larg, por ishin të mirë të dilnin me skema të përgatitura”, ka thënë Conte.

Pas kësaj fitore Interi është vetëm një pikë larg vendit të parë, të cilin e mban Milan./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera