“Këto janë arsyet pse i humbi milionat Trusti”
Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 19 January 2023
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka shprehur shqetësimin me humbjen e mjeteve nga Trusti Pensional, shkaku i krizave në tregjet financiare globale muajve të fundit.
Sipas kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, duke marrë për bazë këto humbje, lejimi i tërheqjes së një pjese të Trustit, do ta ndihmonte tej mase ekonominë vendëse.
Shahini i ka bërë thirrje Qeverisë së Albin Kurtit të reflektojë karshi qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Ai ka përmendur edhe faktorët që kanë ndikuar në humbjet e mjeteve nga Trusti.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve është e shqetësuar për humbjet e njëpasnjëshme që po ndodhin paratë e taksapaguesve të vendit, qoftë përmes Trustit Pensional, që është një vlerë e madhe, mbi 120 milionë euro, e që kjo është si pasojë e shumë faktorëve, por faktori njëri është numër një, menaxhimi i burimeve dhe fondeve të Trustit dhe shitja e tyre, së dyti është inflacioni dhe së treti është devalvimi”, u shpreh Shahini për Ekonomia Online, duke thënë se rreth 400 milionë euro do të futeshin në qarkullim nëse lejohet kjo tërheqje.
Ai ka thënë se nga këto mjete, do të përfitonte edhe shtetit nga TVSh-ja.
“Prandaj, shteti jonë duhet të jetë i kujdesshëm në financimin e këtyre parave të taksapaguesve kosovarë në çfarëdo drejtimi që dëshiron t’i dërgojë. Ne si AKB i kemi kërkuar Qeverisë së vendit vazhdimisht që një pjesë e tyre të kthehet tek qytetari, në mënyrë që këto mjete të kthehen në qarkullim përmes qytetarëve, dhe që përfitimet nga kthimi i vlerës 20 apo 30 për qind, është rreth 400 milionë, kurse vetë shteti do t’i merrte rreth 70 milionë euro TVSh, e që kjo do të ishte një infuzion i mirë për vendin”.
Duke folur për kërkesën e qytetarëve për t’i tërhequr një pjesë të Trustit, Shahini thotë se e njëjta nuk duhet të ndalohet, por që të mbesë në dëshirën e kontributdhënësve.
“Ne kemi qenë kërkues dhe e mbështesim iniciativën. Nuk ka askush në Kosovë që i kundërshton këto në mënyrë morale por në mënyrë politike, prandaj është koha që t’u ndihmohet qytetarëve për të dalë nga kriza ekonomike. Tek e fundit, këto janë mjete të qytetarëve dhe këto mjete në momente të caktuara vendosin vetë qytetarët se ku duan t’i shpenzojnë. Në vendet tjera këto mjete mund t’i marrin për të blerë vetura, ato janë kursime të qytetarëve, dhe ato nuk guxojnë të sanksionohen vetëm me vendime por me dëshira të vetë kontributdhënësve”, u shpreh ai./EO
Të tjera
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...
-
Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samiti...
-
Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës...
-
Kjo zonë në Kosovë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovë...
-
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës
Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për...
-
Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovic...
-
Ahmetaj: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka s...
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...
-
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në ShBA do të vizitojë Kosovën
Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike në Departamentin Amerikan e S...