Lajme

Këto ishin fjalët e Ibrahim Rugovës pas dorëheqjes së Haradinajt (VIDEO)

Autori: Egzon Morina 18:37 | 19 July 2019

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, shkruan Gazeta inFokus

Ai në mbledhjen e qeverisë ka bërë të ditur se dorëheqja e tij ka ardhur për shkak se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, si i dyshuar i saj.

Në vitin 2004 partia e Ramush Haradinajt kishte bërë koalicion me LDK-në e Ibrahim Rugovës, dhe me 3 dhjetorë të po këtij viti Ramush Haradinaj kishte arritur të bëhej kryeministër i vendit, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këtë Haradinaj e kishte arritur duke qenë kryetar i partisë së tretë më të votuar në zgjedhjet e asaj kohe. Ibrahim Rugova e kishte bërë Haradinajn kryeministër pasi ai me Hashim Thaçin nuk arrinin një marrëveshje.

Ndërsa në vitin 2005 Tribunali Ndërkombëtar i Hagës e kishte detyruar Haradinajn që të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Haradinaj pas dorëheqjes kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bënë edhe një sakrificë për shtetin.

Por pas dorëheqjes së Haradinajt, ish presidenti Rugova kishte deklaruar se gjesti i Ramush Haradinajt është një gjest i madh patriotik dhe Haradinaj është figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi.

“E çmojmë shumë gjestin e kryeministrit Ramush Haradinaj që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës dhe them lirishtë se gjithmonë se gjitha gjestet e zotrit Ramush Haradinaj edhe ky është një gjest i madh patriotik dhe të gjithë e dimë se zotri Haradinaj është një figurë e shquar dhe ishte figurë e shquar në luftën për liri dhe pavarësi dhe tash në skenën politike të Kosovës së lirë”.

Kujtojmë se qeverisja e Haradinaj atëkohë,nuk zgjati më shumë se 100 ditë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera