Sport

Këto ishin fjalët e fundit të Maradonës para se të vdiste

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 26 November 2020

Bota e futbollit është në zi, një ndër legjendat me të mëdha të historisë, Diego Armando Maradona, ka vdekur mbrëmë pas një sulmi në zemër, shkruan Gazeta inFokus.

Vdekja e Maradones i ka prekur shumë të gjithë, sidomos ata që kanë pasur fatin ta shijojnë epokën e tij të lavdishme.

Argjentinasi kohëve të fundit nuk kishte qenë në gjendje aspak të mirë shëndetësorë, madje para disa ditësh ai i ishte nënshtruar një operacioni në tru, të cilin thuhej se e kishte kaluar me sukses.

-Advertisement-

I liruar nga spitali, Maradona po vazhdonte tretmanin e tij nga shtëpia por vazhdimisht ishte nën kontrollin e mjekëve.

Edhe dita e tij e fundit e jetës ishte si gjitha të tjerat, të paktën kështu raportojnë mediat e huaja.

Diego ishte zgjuar herët dhe pasi kishte ngrënë mëngjes i kishte thënë nipit të tij që nuk ndjehej mirë.

Pas këtyre fjalëve, infermieria e tij kishte lajmëruar ndihmën e shpejt, të cilët nuk arritën t’i ndihmonin atij pasi kishte vdekur akoma pa arritur ambulanca.

Maradona vdiq në moshën 60 vjeçare, kurse nga futboll dashësit do të kujtohet gjithmonë si një ndër me të mirët e të gjitha kohërave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera