Këta persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 21 February 2021
Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.
COVAX pritet ta furnizojë Kosovën me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.
Furnizimi ishte paraparë të bëhej në fund të këtij muaji, por që ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë, andaj edhe mund të ketë vonesa deri në muajin mars.
Me ardhjen e këtyre vaksinave, gjatë muajit mars pritet të vaksinohet një pjesë e qytetarëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se të parët që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.
Pjesa tjetër e qytetarëve do të vaksinohet me dozat tjera të vaksinës me të cilat nuk dihet se kur mund të furnizohemi.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën se kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID-19 si dhe kanë trajnuar personelin shëndetësorë që merren me vaksinim.
“OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër COVID-19. Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces”, është thënë për gazetën.
Megjithëse është thënë se në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me vaksinat kundër COVID-19, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur saktësisht mund të furnizohet vendi, duke thënë se as vet nuk kanë informacione.
Infektologë në vend e kanë parë shumë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që të menaxhohet situata, e të ndalet përhapja e variantit të ri të COVID-19.
Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka apeluar tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e menaxhimin e COVID-19.
Kujtojmë që derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete të rajonit, përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë.
Të tjera
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...
-
Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se ka laborator dro*ge në Leposaviq
Është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin M.I, i cili dy...