Këta janë shqiptarët e arresuar në Angli, morën peng fierakun dhe kërkonin 400 mijë funta për lirimin e tij
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 02 October 2022
Gjashtë shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari ne kryeqytetin britanik.
Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.
Zyra e shtypit në Metropolitan Police, i tha Top Channel se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona:
Nekid Arapi 26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.
Xhon Guveli 28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për burgosje të rreme.
Të gjashtë të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.
Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.
Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan.
Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze.
Top Channel e disponon emrin e personit të marrë peng, por në kushtet kur ai është viktimë e një krimi të tillë, rezervohet t’i publikojë emrin.
Pas lirimit, 30-vjeçari i marrë peng ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës.
Të tjera
-
Hamza: 150 milionë euro të destinuara për rrugën drejt Pejës kanë humbur dhe nuk janë shfrytëzuar
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, gjatë intervistës në emision...
-
Dumoshi falenderon Prishtinën: Kjo është mbështetja madhështore e qytetit të vjetër
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka publikuar fotog...
-
Dervishaj: Edhe Drenasi mundet 77 herë “Ma mirë”
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza: Sa herë kam qenë në pozitë i kam rritur pagat, i rris prapë për 50%
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin "Pressi...
-
Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas...
-
Hamza për ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan: Kemi hupur shumë kohë si Kosovë
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Pamje të rënda: Veterani i UÇK-së pëson aksident derisa ishte LIVE në facebook
Veterani i njohur i UÇK-së, Muhamed Kuka, ka pësuar aksident trafiku. Kuka i...
-
Mergim Lushtaku falenderon qytetarët: Kjo përkrahje e fuqishme është vlerësim ndaj PDK-së dhe 100% besim ndaj misionit “Ma Mirë”
Mergim Lushtaku, kandidati me numër 100 nga radhët e Partisë Demokratike të K...
-
Haradinaj për Fushë Kosovën: Është Kosova në miniaturë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbaj...
-
Haradinaj nga ShBA: Duhet t’i kthejmë marrëdhëniet me administratën Trump, lajm i keq nëse mbetet Kurti
“Lajm i keq nëse nuk do ta ndërronim qeverinë Kurti”, ka thënë kandidati ...
-
Osmani takon Prattipatin: Kosova gati ta vazhdojë thellimin e partneritetit me Administratën Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngar...