Fokus

Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 01 May 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë dhe nga një sulm me thikë.

Gazeta Infokus nga burime të mirëinformuara merr vesh se konflikti është zhvilluar në mes të dy familjeve, Menxhiqi dhe Hoxha. Pjesëmarrës në këtë konflikt ku mbetën të plagosur katër persona ishin tre burra të familjes Menxhiqi, Ferit, Fadil dhe Berat Menxhiqi.

Rastin për Gazetën Infokus e ka ka konfimruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbardhur rastin.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.  Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë).  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti për Infokus.

Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera